Në 26 vjetorin e përjetësimit të Dëshmorëve të rënë në vendin e quajtur Likenet e Hasit me 14 dhjetor të vitit 1998 OVL e UÇK-së, mbanë Akademinë Përkujtimore për të kujtuar dhe nderuar Dëshmorët e Kombit, të cilët ranë heroikisht së bashku me Komandantin Mujë Krasniqi – Kapuqi.
Akademia Përkujtimore do të mbahet me datë 14 dhjetor 2024, duke filluar në orën 16:00, në Salën e Kuqe, të Pallatit të Rinisë, në Prishtinë.
Kjo ditë përkujton një ndër episodet më tragjike dhe heroike të luftës për liri, ku sakrifica sublime e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na kujton çmimin e lartë të lirisë. Në malet e Pashtrikut, 41 prej tyre u shndërruan në simbole të pavdekësisë, ndërsa dhjetëra të tjerë mbijetuan një marshim heroik përmes borës dhe të ftohtit të egër, përballë rreziqeve të pritave dhe armiqve.
Më 14 dhjetor 1998, në vendin e quajtur Likenet e Hasit, ranë për të mos vdekur kurrë:
- Mujë Krasniqi
- Afrim Musliu
- Qenë Qenaj
- Agim Mziu
- Agron Mehmeti
- Ali Krasniqi
- Arben Hyseni
- Astrit Bytyçi
- Bashkim Krasniqi
- Bekim Bytyçi
- Beqir Gashi
- Besim Qarri
- Enver Olluri
- Fadil Rashiti
- Faton Gjylani
- Gani Elshani
- Gani Zogaj
- Hafir Bajrami
- Haki Prokshi
- Hazir Selimaj
- Hazir Kryeziu
- Hysen Bujupi
- Hysni Kajtazi
- Ilir Asllani
- Isa Morina
- Isa Olluri
- Kadri Ademaj
- Kadri Gashi
- Luljeta Shala
- Mentor Ibriqi
- Mevlan Hoxha
- Muhamet Dervishi
- Naser Kelmendi
- Qamil Olluri
- Ramadan Elshani
- Rifat Mziu
- Selim Selimi
- Sylejman Elshani
- Veli Ballazhi
- Avni Kutllovci
- Xheladin Xheladini
- Maliq Karaqica
Me përulësi dhe nderim të përjetshëm për Dëshmorët e Kombit, ne kujtojmë dhe respektojmë sakrificën e tyre për lirinë tonë.
LAVDI PËR JETË E MOTË DËSHMORËVE TË KOMBIT!