Organizuar nga komuna e Gjakovës në bashkëpunim me Bashkinë e Krumës dhe në koordinimin me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Has, kanë shënuar Javën e Dëshmorëve të kësaj zone. Në vazhdim të aktiviteteve përkujtimore, sot do të mbahet akademi përkujtimore në nderim të të gjithë dëshmorëve të rënë për liri në trevën e Hasit. Akademia do të mbahet në ora 17:00 në ambientet e Shkollës Fillore “Haxhi Hoti” në Rogovë. Pasi sot është 21 vjetori i rëniës heroike të Haxhi Hotit i njohur si Komandant Lleshi, fillimisht në ora 14:00 do të bëhen homazhe tek varri i heroit të kombit Hoti.
