Sot mbahet konferenca e dytë kombëtare e cila do t’i kushtohet sigurisë në rrugë me temën: “Identifikimi i faktorëve kryesor që ndikojnë në sigurinë e lëvizjes së nxënësve në rrugë”. Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Infrastrukturës, Policia e Kosovës, Kolegji “Tempulli”, OSBE dhe Forumi i Kosovës për siguri në rrugë. Gjatë kësaj konference do të paraqiten rezultatet e hulumtimit për gjetjen e faktorëve të cilët ndikojnë në sigurinë e nxënësve nëpër rrugë, të zhvilluar nëpër disa shkolla të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …