Sot pritet të mbahet konferenca e 13-të për ecurinë e çështjes në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Gjatë kësaj konference, në urdhrin për caktim të saj, gjykatësi paraprak ka paraparë se do të diskutohet për zbulimin e provave, hetimet e mbrojtjes dhe hapat e tjerë të tyre, si dhe për propozimet për racionalizimin e çështjes. Konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të të Gjykatës Speciale. Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të kësaj gjykate (raciste e një etnike) ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Prokuroria pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetisht. (BpD)
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …