Adem Demaci

Sot mbahet manifestimi me moton: “Adem Demaçi , nga Rilindja kombëtare deri në përjetësi”

Nën-këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në Besianë, organizon manifestim me rastin e shënimit të ditës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 80 vjetorit të lindjes së Nderit të Kombit, Adem Demaçi që njëkohësisht është kryetar nderi i KMDLNj –së. Manifestimi mbahet me moton: “Adem Demaçi , nga Rilindja kombëtare deri në përjetësi”. Manifestimi përbëhet nga pjesa shkencore, ku do të paraqitën kumtesat e Prof. Dr. Agim Vinca , Prof. Dr. Hakif dhe pjesa artistike. Në emër të shokëve dhe bashkëvuajtësve të Nderit të Kombit Adem Demaçi, do të flasë ish i burgosuri politik IlazPireva. Në emër të organizatorit, KMDLNj-së do të flasë prof. Fehmi Blakçori. Manifestimi mbahet sot në Besianë, në sallën e kinemasë së qytetit dhe fillon në orën 18:00.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …