Rama thotë se nuk do të këtë Shengen shqiptar pa Shengenin ballkanik, kurse Kurti dëshiron makro Shengenin shqiptar

Sot mbahet mbledhja e radhës në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Sot mbahet mbledhja e radhës në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Gjatë kësaj mbledhje, janë paralajmëruar se do të nënshkruhet disa marrëveshje për realizimin e  projekteve ndërshtetërore. Marrëveshja do të përfshijë: Infrastrukturën portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë. Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri do të filloi në orën 11.15 minuta dhe do të zgjasë rreth një orë e gjysmë. Pas përfundimit të takimit ndërqeveritar, sot do të mbahet konferencë për medie në të cilën do të flasin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …