Sot në një Akademi përkujtimore do të kujtohen mbi 80 persona të ekzekutuar në masakrën e Lybeniqit. Akademia përkujtimore do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, duke filluar në orën 17:00, dhe është organizuar nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Më 1 prill 1999 në Lubeniq të Pejës, forcat policore e ushtarake serbe në drejtimin e grupit “Çakejt”, rrethuan dhe me pas hynë në brendësi të fshatit. Pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit, ata i ndanë burrat nga gratë dhe me pas i ekzekutuan në mënyrat më çnjerëzore.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …