Sot po mbahet seanca gjyqësore kundër kryetarit aktual të Kuvendit të Kosovës , Glauk Konjufca

Sot po mbahet seanca gjyqësore kundër kryetarit aktual  kuvendit, Glauk Konjufca, i cili akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës. Në rastin e Konjufcës dëshmon deputeti i AAK-së, Pal Lekaj. Dëshmitari i fundit në rastin e tij ishte  ish-deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti. Konjufca akuzohet se ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit dhe ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare. Sipas aktakuzës, i pandehuri Konjufca po akuzohet se më 10 gusht të vitit  2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq, ai në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë,  dhe gjatë punimeve në Kuvend ka hedhur gazin lotsjellës. Aktakuza  shkruan se  për pasojë  qëndrimi i pjesëmarrësve është pamundësuar nga tymi që ka shkaktuar gazi lotsjellës dhe të pranishmit janë detyruar të braktisin sallën. Me këtë rast Konjufca ka rënë ndesh me nenin për armëmbajtje në Republikën e Kosovës, ku ndalohet përdorimi i tyre .

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …