leoni

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni: Për zgjedhjen e kryetarit të Kosovës në Kuvend shkojmë me vota të sigurta

Sot mbahet seanca konstituive e legjislaturës së VIII-të në të cilën do betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës

Sot mbahet seanca konstituive e legjislaturës së VIII të Kuvendit të Kosovës. Seanca pritet të fillojë në orën 10:00. Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës janë mbajtur më 14 shkurt, ndërsa certifikimi i tyre u bë më 13 mars. Në njoftimin dërguar mediave nga Kuvendi i Kosovës është bërë i qartë edhe rendi i ditës. “Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. Rregullorja e Kuvendit të Kosovës ka sqaruar se kush e kryeson seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Në nenin 9 pika 1 të kësaj Rregullore thuhet se punimet e mbledhjes konstituive e udhëheq deputeti më i vjetër i legjislaturës i ndihmuar nga deputeti më i ri sipas moshës. Kjo udhëheqje parashihet të vazhdojë deri në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Në rast se ata mungojnë ose refuzojnë kryesimin e mbledhjes, atëherë angazhohen deputetët të cilët sipas moshës vijnë menjëherë pas tyre. Pas konstituimit të Kuvendit, i hapet rruga formimit të Qeverisë së re, të cilën pritet ta udhëheqë Albin Kurti. Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 ulëse, PDK do të ketë 19 ulëse, LDK 15 dhe AAK do të ketë tetë ulëse.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …