Sot mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të BE-së, ku do të diskutohet lidhur me hapjen ose jo të procesit të negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në. Kryetari i Francës Makron njihet për qëndrimet e tij në drejtim të ngadalësimit të procesit të zgjerimit të BE-së, gjë e cila po bëhet pengesa kryesore për të dyja vendet për të hedhur këtë hap vendimtar në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Nuk ka pasur një deklaratë të prerë nga Makron, apo nga ministrat francezë që të pozicionohen kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por në mediat ndërkombëtare këto javë është folur për një skepticizëm të vazhdueshëm nga Parisi zyrtar. Në pozicion pritës këto ditë të fundit kanë qëndruar Danimarka dhe Holanda, dy vende që më herët kanë dalë hapur kundër hapjes së negociatave. Por insistimi i Gjermanisë dhe Kancelares Merkel personalisht për Shqipërinë edhe për Maqedoninë e Veriut, ka bërë që këto dy vende të hezitojnë të japin veton dhe duket se deri në orën e fundit do të presin Francën.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …