Sot mbahet takimi me liderët e partive të cilin e ka ftuar kryetarja Jahjaga

Me qëllim për ta tejkaluar krizën politike dhe hendekun e madh që është krijuar ndërmjet pozitës dhe opozitës,  kryetarja e Kosovës Atifete Jahjaga sot ka ftuar në një takim të përbashkët liderët e pesë partive parlamentare. Përveç kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, pjesëmarrjen në takim e ka konfirmuar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Kurse, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, nuk do të jenë pjesë e këtij takimi.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …