Kryetari i vendit, Hashim Thaçi mbledhë sot Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian, ku do të diskutohet për proceset integruese. Takimi do të mbahet në Qeverinë e Kosovës, ku do të flasin kryetari i vendit, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.
