Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në një takim në orën 14:00 për të përcaktuar datat e seancave të ardhshme plenare të legjislativit vendor, i cili kohëve të fundit për shkak të mungesës së kuorumit ka bërë që të mbetet mbrapa me miratimin e projektligjeve të parapara. Në rendin e ditës do të jenë pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 16, 21, 29 tetor dhe 27 nëntor. Po ashtu, në rend dite do të jenë edhe pikat e papërfunduara nga seancat plenare të datave 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25, 28 shtator, 8, 16, 29 tetor dhe 27 nëntor.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …