Sot mbushen 20 vjet nga rënia në altarin e lirisë të dëshmorit të kombit, Jetë Hasani nga fshati Godanc. Qysh në vitet e para të organizmi të UÇK-së si së bashku me Sylë Qeriqin dhe Elez Durmishin, kontakton me grupet nga Kosova, që kishin filluar stërvitjet në kazermën e Linzës të Tiranës, në tetor-nëntor të vitit 1991. Jeta, asokohe kishte siguruar një pension invalidor në Gjermani, ku kishte punuar disa vjet. Gjatë qëndrimit për shërim në Tiranë kishte ndihmuar materialisht grupin e të rinjve dhe të rejave të Drenicës, për të qëndruar dhe për t’u stërvitur atje si: Ilaz Dërguti nga Rezalla, Hysen Ngucati nga Skënderaj, Sanie Geci nga Llausha dhe disa luftëtarë nga Krojmiri e më gjerë. Grupi i të rinjve dhe të rejave, të cilit Jeta ua kishte mundësuar qëndrimin dhe stërvitjen ushtarake në kazermat e ushtrisë shqiptare, qysh nga ajo kohë filloi veprimtarinë e vet ilegale me qëllim të krijimit të bërthamave të para çlirimtare dhe disa herë kishte sjellë armë nga Shqipëria. Jetë Hasani ka rënë në krye të detyrës. në rrugën Shalë-Magurë, më 16 tetor të vitit 1998.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …