Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla

Sot mbushen 35 vjet qysh kur UDB-ja vrau tinëzisht, Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën e Bardhosh Gërvallën

Më 17 janar të  vitit 1982, në Untergrupenbach të Gjermanisë u vranë mizorisht, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, në një pritë që kishte  organizuar UDB-ja. Edhe pse kanë kaluar 35 vjet nga ajo ditë gjyqësia gjermane ende nuk ka gjetur fajtorët, sado që vazhdimisht ka premtuar. Jo zyrtarisht pretendohet  se qeveria e asaj kohe kishte pasur njohuri në  lidhje me një segment të nëntokës jugosllave, që likuidonte kundërshtarë të regjimit titist.

Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla kishin bërë përpjekje të pareshtura për ta organizuar mërgatën shqiptare, e cila ishte krejtësisht e përçarë në pikëpamje politike dhe ideologjike. Përçarjes i kontribuonte  UDB-ja e cila kishte infiltruar në mesin e grupeve spiunët dhe inspektorët e vetë, të cilët kishin marrë përsipër të luftonin çdo nismë për bashkim. Ata kishin marrë detyrë që për të gjithë veprimtarët e dallura të përhapnin fjalë se ishin spiunë të Serbisë dhe madje të kërkon hapur edhe likuidimin e tyre në emër të patriotizmit.

Në kohën kur Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka kishin arritur t’i bashkonin grupet rreth formimit të një Fronti të përbashkët dhe unik të veprimit, pikërisht në atë kohë, në një atentat të organizuar në mënyrë profesionale nga shërbimi sekret jugosllav, në bashkëveprim edhe me shërbime të tjera, herët, në mëngjesin e 17 janarit, derisa ata të tre ishin vendosur në veturë e tyre, u vranë nga afërsia  dhe vrastarët kishin ikur duke i humbur gjurmët.

Duke e ditur mjegullën e dendur që dë të krijohej lidhur me vrasjen, Jusfus Gërvalla, i cili për disa orë u kishte mbijetuar plagëve, kishte arritur të deklaronte se pas vrasjes fshihet UDB-ja jugosllave. Edhe pse ai kishte deklaruar një të vërtetë të pamohueshme, spiunët e Jugosllavisë të infiltruar në grupet politike të kohës kishin akuzuar njëri tjetrin për vrasjen dhe prej asaj dite e deri sot vazhdon roshomaniada e rrëfimeve, etiketimeve dhe denoncimeve të ndryshme….

“Drejtësia” e Gjermanisë mike, edhe pse qind për qind i di vrasësit, po heziton ta thotë të vërtetën, e përderisa kjo vepër penale nuk është zbuluar në mënyrë institucionale qe 35 vjet, nuk ka si të mos dyshohet se, edhe nëse nu kishte gisht, shërbimi gjerman i kohës kishte qenë në dijeni për kriminelët, për krimin por për shkaqe që ende nuk janë zbardhur, është fshehur dhe po fshihet e vërteta…

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin   edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …