Sot mbyllet ekspozita “Gjenocidi XX: Ta kujtojmë të kaluarën, ta ndërtojmë të ardhmen”, për pesë ditë kishte shumë vizitorë

Sot mbyllet ekspozita “Gjenocidi XX: Ta kujtojmë të kaluarën, ta ndërtojmë të ardhmen”, për pesë ditë kishte shumë vizitorë

Për pesë ditë radhazi në muret e Muzeut Kombëtar të Kosovës, kanë zënë vend mbi 100 fotografi të cilat janë dëshmi e krimeve që janë bërë në Kosovë nga kriminelët serbë. Që nga e marta është bërë hapja e ekspozitës “Gjenocidi XX: Ta kujtojmë të kaluarën, ta ndërtojmë të ardhmen”, nga dr.Enver Hoxha. Ky i fundit kishte trajtuar shumë raste të të plagosurve gjatë luftës në Zonën Operative të Llapit. Ai thotë se gjatë këtyre ditëve ka qenë interesimi madh i qytetarëve për të parë gjitha këto fotografi të cilat janë shkrepur aso kohe. “Interesimi ka qenë shumë i madh, duhet veçuar që në kuadër të interesimit, ka qenë numër i madh i ndërkombëtarëve. Ka rastis që nga vendorët, disa i kanë parë familjarët e vet nëpër marshutë të gjitha lëvizjet, disa kanë parë edhe familjarë të masakruar”, thotë ai. Në hyrje të Muzeut, paralajmërohet hyrja mbi moshën 18 vjeçare, për shkak të pamjeve të rënda të masakrës e cila është bërë gjatë periudhës mars-qershor në Shalë, Llap e Gollak. Kjo ekspozitë do të jetë e hapur edhe sot deri në orën 16:00.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …