Sot më 15 shkurt 2019 shënohet 100 vjetori i masakrës në Shtupeq e fshatra të tjera të Rugovës

Sot më 15 shkurt 2019 shënohet 100 vjetori i masakrës në Shtupeq e fshatra të tjera të Grykës së Rugovës

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, Klubi i Intelektualëve të Rugovës në Prishtinë, ju ftojnë që të merrni pjesë në shënimin e “100 vjetorit të Masakrës së Malit të Zi të Serbisë në Shtupeq dhe fshatra të tjera të Rugovës më 1919”. Rugova mbeti shkret për disa vjet por luftën nuk e ndali deri në fitoren e vitit 1999. Aktivitetet do të mbahen përmes kësaj agjende:

Sot më 15 shkurt 2019 në orën 13:00 fillon simpoziumi shkencor në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë:  “100 vjetorit të Masakrës së Malit të Zi të Serbisë në Shtupeq dhe fshatra të tjera të Rugovës më 1919”. Kumtuesit janë profesorë dhe studiues nga qendrat tona më të njohura universitare në Ballkan, që nga Shkodra e deri në Tiranë, Elbasan, Gjirokastër, Shkup e Prishtinë si dhe nga Ulqini, Plava e Gucia.

Më 15 shkurt 2019 në orën 19:30 mbahet akademi përkujtimore dhe programi artistik i AFA “Rugova” në sallën e teatrit “Istref Begolli” në Pejë.

Më 16 shkurt 2019 në orën 10:00 tek Krojet në Grykë të Rugovës, fillon vënia e kurorave duke vazhduar të Hani i Isuf Veselit dhe të gjitha lagjet e Shtupeqit të Vogël, Shtupeqit të Madh dhe fshatrave të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …