Sot më 4 janar 2024, në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë shënohet 25-vjetori i fillimit të transmetimit të programit

Sot më 4 janar 2024, në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë shënohet 25-vjetori i fillimit të transmetimit të programit

Sot, më 4 janar,  në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë  shënohet 25-vjetori i fillimit të transmetimit të programit të Radios dhe fillimi i shpërndarjes së lajmeve nga Agjencia Kosovapress. Vizitorët, edhe pse në një ambient  të ngushtë, i presim prej orës 10.00 deri në orën 16.00. Me këtë rast atyre  u jepet Kalendari  i Radios  i vitit 2024  dhe nga një libër. Për shkak të rrethanave objektive në të cilat ndodhet Radioja, nuk kemi arritur që këtë përvjetor jubilar ta shënojmë për publikun e gjerë në ambiente të tjera  të përshtatshme, sikur përvjetorin e vitit 2019 e disa të tjerë pra tij. Dëgjuesit tanë shokë, miq e dashamirë, na kanë mirëkuptuar çdoherë dhe me siguri do të na mirëkuptojnë  edhe kësaj radhe. Jeni të mirëseardhur!, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Radios-Kosova e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …