Sot më 4 janar, në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë me një pritje modeste do shënohet 26-vjetori i fillimit të transmetimit të programit të Radios dhe fillimi i shpërndarjes së lajmeve nga Agjencia Kosovapress. Vizitorët, edhe pse në një ambient të ngushtë, i presim prej orës 10.00 deri në orën 15.00. Me këtë rast atyre u jepet Kalendari i Radios i vitit 2025. Për shkak të rrethanave objektive në të cilat ballafaqohet Radioja, këtë përvjetor e shënojmë në mënyre modeste, për dëgjues, miq e dashamirë, por nuk janë të mirëseardhur pesë ish anëtarë e të ashtuquajturit, ‘staf i luftës’, të cilët bënë përpjekje ta marrin teknikën dhe pajisjet e kohës së luftës për t i dërguar në Muzeun e Prishtinës, duke e injoruar dhe anashkaluar drejtorinë dhe stafin aktual të Radios. Dëgjuesit tanë shokë, miq e dashamirë, na kanë mirëkuptuar çdoherë dhe me siguri do të na mirëkuptojnë edhe kësaj radhe. Jeni të mirëseardhur!, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Radios-Kosova e Lirë.
Stafi i parë i Radios dhe i Agjencisë
Për stafin e Radios dhe i Agjencisë jam konsultuar me zëdhënësin e SHP të UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe përfaqësuesin e Drejtorisë Informative, Shaban Shala, i cili ndodhej në Likoc. Jakup Krasniqi ka biseduar edhe me prof. dr. Shyqri Galicën, në nxjerrjen e një informatori ditor, por kushtet për punë dhe shpërndarje të informatorit në rrethana lufte, pothuajse ishin të pamundura, meqë shtypshkronja do të zbulohej lehtë j nga forcat serbe dhe nuk kishte energji elektrike për punën e saj. Shyqri Galica kishte treguar gatishmëri të interesohej për stafin, nëse Shtabi nuk arrinte ta siguronte. Një ndihmesë në këtë drejtim, e ka dhënë edhe Ramë Buja, anëtar e Shtabit.
Stafi i parë i Radios dhe i Agjencisë në fillët e veprimit dhe të angazhimit përbëhej nga profesor, Ahmet Qeriqi, profesor, Nezir Myrtaj, profesor, Sheqir Zeneli, pastaj Berat Luzha dhe inxhinier, Isa Krasniqi, që të gjithë ish të burgosur politikë dhe veprimtarë të dalluar shumëvjeçarë. Radio dhe Agjencia kanë punuar së bashku nga fillimi i angazhimit, në tetor të vitit 1998 e deri në janar të vitit 1999 në Krojmir, pastaj në Berishë deri në prill të vitit 1999, kur jemi ndarë në rrethana që kishte imponuar lufta.
Përpjekja, për deformim dhe përvetësim të realitetit organizativ nga i ashtuquajturi ‘Staf i luftës’ në krye me Martin Çunin Nusret Pllanën dhe tre vartës së tyre
Në një emision të aranzhuar në RTK, stafistët e luftës, folën për themelimin e Radios, duke deformuar realitetin e njohur dhe faktik, duke anashkaluar stafin themelues, duke gënjyer hapur se kush paska qenë që nga themelimi, edhe pse asnjëri prej tyre nuk kanë qenë anëtarë të stafit themelues. Martin Çunin Nusret Pllana kanë ardhur në Krojmir, në dhjetor, Rizah Berisha, nuk ka qenë anëtar i stafit, as me rastin e fillimit të transmetimit, por më vonë është pranuar si vozitës.
Habib Zogaj ka qenë bashkëpunëtor nga gjysma e dytë e janarit, nuk ka marrë pjesë nga fillimi dhe nuk ka qëndruar as edhe një natë në Berishë, por në familjen e tij. Gjatë atyre gjashtë muajve nuk ka dërguar më shumë se shtatë tetë informata apo raporte nga terreni, të cilat edhe i ka botuar në librat e tij. Valdet Hoti ka ardhur në gjysmën e dytë të janarit, Fatmir Dugolli, në fund të janarit, Gazmend Elshani ka ardhur në prill të vitit 1999. (Kronikë lufte maj 1998-qershor 1999)
Nuk është e vërtetë, madje është një gënjeshtër e ulët dhe e pa cipë e Martin Çunit se ai e paska caktuar spiker Nusret Pllanën, se në Krojmir ka takuar vetëm Berat Luzhën, duke mos përmendur as emrin e atij që ia kishte hapur derën dhe e kishte pranuar në familje.
Ja deri ku sharron urrejtja e verbër e një njeriu të sojit të tillë. Martin Çuni e Nusret Pllanën, tani pas 26 viteve i thonë këto, ndërsa Nusret Pllana kudo ku iu ka dhënë rasti, në medie, sidomos në Shqipëri, pa pikë turpi gënjen se ka qenë themelues i Radios. I kujtohet atij reagimi im me një letër interne… por edhe zotimi i tij se nuk do të gënjejë më… faktet ruhen… një ditë dalin në dritë…