Adem Demaci

Sot me aktivitete tematike e kulturore u shënua 80-vjetori i lindjes së Simbolit të Rezistencës Kombëtare, Adem Demaçi

Sot në ambientet e hotelit “Emerald”,  në orën 18.00 u shënua  80-vjetori i lindjes së Simbolit të Rezistencës Kombëtare, Adem Demaçi. Organizimin e kësaj ngjarje me rëndësi për Lëvizjen e Rezistencës kombëtare e ka bërë Shoqata e të Burgosurve Politikë, e përkrahur edhe nga institucionet e vendit, nën përkujdesjen e Kuvendit të Kosovës.  Kadri Veseli është larguar nga objekti i Kuvendit të Kosovës, ku po mbahej seanca e zgjedhjes së kryetarit të Kosovës, me qëllim për të marrë pjesë në shënimin  me rastin e 80 vjetorit të lindjes së  Adem Demaçit. Në këtë aktivitet për jetën dhe veprën e Demaçit kanë folur: kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pastaj një fjalë rasti para të pranishmëve e mbajti edhe ish kryetari i Shqipërisë, Alfred Mojsiu. Në shënim të 80-vjetorit të lindjes së Adem Demaçi, foli edhe kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë Hydajet Hyseni. Në fund u dha një program artistik.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …