Sot, me fillim prej orës 14:00, Qeveria e Republikës së Kosovës ka paralajmëruar se do të mbajë mbledhje. Në njoftim nuk është bërë e ditur për pikat e rendit të ditës mirëpo, është theksuar se kjo është mbledhje e rregullt e Qeverisë. Nuk dihet akoma nëse në këtë mbledhje të rregullt të Qeverisë pritet të diskutohet edhe për taksën.
