Sot, me homazhe e nderime, në “Lëndinën e lotëve” në Malishevë u përkujtuan 15 maturantët e gjimnazit të qytetit

Sot, me homazhe e nderime, në “Lëndinën e lotëve” në Malishevë u përkujtuan 15 maturantët e gjimnazit të qytetit

Sot, me homazhe dhe nderime, në “Lëndinën e lotëve” në Malishevë, ku edhe janë të varrosur 15 maturantët e gjimnazit të Malishevës, të cilët 17 vite më parë kanë humbur jetën tragjikisht në Fushë Arrëz të Shqipërisë, janë përkujtuar nga familjarët, Gjimnazi “Hamdi Berisha” (ish gjimnazi “Avdul Frashëri), zyrtarë komunal, përfaqësues të subjekteve politike, ish gjimnazistët e gjeneratës dhe qytetarë të shumtë. 17 vite më parë, autobusi me maturant të Gjimnazit “Avdyl Frashëri”, tani Gjimnazi “Hamdi Berisha”, është aksidentuar në Fushë Arrëz, përderisa po ktheheshin nga ekskursioni në Shqipëri, dhe në këtë aksident, 15 maturantë kishin humbur jetën dhe ishin lënduar dhjetëra të tjerë. Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Malishevë, Blerim Thaçi, duke ju drejtuar fmailjarëve të maturantëve, mes emocionesh, ju tha se “duhet të jenë të fortë, edhe pse ishte një humbje e madhe, jo vetëm për familjet por për të gjithë vendin”. “Ata ishin në ekskursion, për t’u njohur me vendin mëmë, të cilin e kishim të ndaluar me dekada të tëra, prandaj, ju duhet të jeni krenar dhe të bëheni të fortë”, tha drejtori Thaçi. Më 14 tetor të vitit 2004, autobusi me maturant, gjimnazist, ishte aksidentuar në Fushë Arrëz, dhe në këtë aksident, kanë humbur jetën: Berat Suka, Esat Hajrullahu, Elgadaf Zabelaj, Mifail Morina, Rifat Hoxha, Xhevdet Sertolli, Visar Kafexholli, Agron Berisha, Ajet Rrahmanaj, Esat Rexhaj, Labinot Morina, Lulzim Kastrati, Megzon Sadiku, Rruhi Ulluri dhe Xhevdet Sahitaj, të gjithë maturant në Gjimnazin “Avdyl Frashëri” (tani “Hamdi Berisha”).

Të gjithë maturantët, janë të varrosur në “Lëndinën e lotëve” afër varrezave të lagjes së Gurit në Malishevë, ndërsa në nderim të kësaj tragjedie, është ndërtuar një lapidar në vendin ku janë të varrosur, ndërsa shteti shqiptar, në vendin e ngjarjes, ka ngritur një obelisk në shenjë nderimi të 15 maturantëve.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …