Gjyqtarja e EULEX-it, Xhenifer Sel sot do të japë vendimin lidhur me ish-deputetin e PDK-së, Azem Syla, i cili është arrestuar dje dhe pas seancës është dërguar në burg ku do të qëndrojë deri në një vendim të gjyqtares, e cila sipas ligjit, sot ka afatin e fundit për të vendosur nëse ai do të lirohet apo do t’i caktohet masë tjetër. Azem Syla u arrestua pasi prokurori dyshoi për përpjekje të ndikimit në dëshmitarin 2, edhe pse kjo është mohuar me fakte nga avokati i tij, Tomë Gashi, i cili ka sqaruar se “sipas prokurorit kjo ka ndodhur me dy shtator. Është paksa e çuditshme se 14 ditë më vonë edhe pse ky dëshmitar është fotografuar nga policia e EULEX-it, e cila ka qenë në ambientet ku është kontaktuar dëshmitari i mbrojtjes, ende nuk e dinë identitetin e tij apo e dinë pjesërisht ka thënë Gashi për mediet.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …