Sot merret vendimi për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Besianës

Sot merret vendimi për zgjedhjet e të parakohshme për zgjedhjen e kryetarit të Besjanës.  Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka deklaruar se pas rastit të dy rasteve të konfirmuara në Kosovë nga koronavirusi, sot do të mbahet një takim në të cilin do të merret vendim se a do të mbahen zgjedhjet të dielën në Besjanë apo do të shtyhen për më vonë. Ajo ka shtuar më tutje se mendon që zgjedhjet duhet të mbahen sepse situata nuk është alarmante. Nuk ka pas mundësi që të kenë kontakt me qytetarët nga Besjana ata që janë konfirmuar si të prekur.  Do të jemi në kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë do të flasim edhe me ta edhe me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë  dhe pasi të konsultohemi me ta do të jem në gjendje që ta dimë saktësisht se a do të kemi zgjedhje ose jo, ka thënë kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …