Me të arritur nga një spital i Turqisë në Kosovë, për trupin e vdekur të veprimtarit, Januz Musliu janë angazhuar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai do të varroset sot në Konçul të Bujanocit, në orën 14:20. Për të nderuar jetën dhe veprën atdhetare të Jonuz Musliut, sot nga orën 9:30 do të bëhen homazhe në Teatrin e qytetit të Gjilanit. Kurse gjatë ditës do të varroset në vendlindje. Jonuz Musliu ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare në një spital në Turqi, ku ishte duke u trajtuar pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë. Ka qenë i burgosur politik në vitet ’80, veprimtar i shquar dhe udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ndërsa ishte edhe njëri ndër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas luftës së UÇMPB-së ishte angazhuar në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës Lindore ku ishte edhe kryetar i Këshillit Kombëtar të komunave të kësaj ane. Tërë jeta dhe vepra e tij kanë qenë në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …