Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot në komunën e Deçanit, një person është shëruar plotësisht nga virusi #COVID19, ndërsa edhe katër persona kanë rezultuar pozitiv me këtë virus. Rastet pozitive janë: një nga Deçani, një nga Gllogjani, një nga Isniqi dhe një nga Lluka e Epërme. Deri më sot, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 111 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 74 të shëruar plotësisht, Dy kanë humbur jetën, ndërsa 35 raste janë akoma aktive.