Sot, në 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, mungojnë më meritorët, mungojnë ata që më së shumti bënë për lirinë e pavarësinë e saj. Sot nuk janë me ne fizikisht më meritorët e lirisë dhe të pavarësisë: Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Pjetër Shala, të cilët po mbahen në arrest në burgun e Sheveningenit në Hagë, të akuzuar se gjoja kanë krijuar një grup të përbashkët kriminal dhe jo Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Përderisa sot në nuk ndodhen fizikisht në mesin tonë çlirimtarët më të përkushtuar, ata që cilët i korrën dhe po i korrin të mirat e lirisë dhe pavarësisë, nuk i kujtojnë as u përmendin emrat më meritorëve, por vizitojnë Prekazin, mburren para monumenteve të luftëtarëve të lirisë, pa i dhënë as kontributin më të vogël çlirimit të Kosovës nga robëria serbe. Sot ata do të duhej të skuqeshin, do të duhej t iu dridheshin këmbët duke qëndruar në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …