Me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit, Feriz Guri komandant “Shpata” dhe Xhevdet Gurit, sot në orën 14:00 mbahet Akademi përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Imri Curri” në Han të Elezit. Paraprakisht u bënë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, në Kaçanik. Ndërsa në orën 12:30 vizitohet Pllaka përkujtimore në vendin e rënies në Gorancë.
