leoni

Sot, në 26-vjetorin e përjetësimit u përkujtua heroi Naser Veli Krasniqi nga fshati Ratkoc në Komunën e Rahovecit

Kryetari Latifi sot përkujtojë heroin Naser Veli Krasniqi në 26-vjetorin e përjetësimit dhe gjatë fjalimit të tij tha -“Naser Krasniqi, ishte djalë trim, i shkathët, i gjallë dhe energjik. Në kohën e vlimeve të shumta, kur ziente veprimtaria atdhetare dhe liridashëse, në vitet 1989/’90, Naseri me shokë dhe brezi ynë, vepronin guximshëm. Më 4 qershor 1998, mbi fshatin Ratkoc, filluan granatimet nga artileria e rëndë serbe, ku cak i predhave të shumta të ushtrisë barbare serbe u bënë pozicionet tona dhe rruga kryesore në Ratkoc. Në mbrojtje të popullit dhe të çështjes për të cilën veproi vite të tëra, i edukuar dhe i burrëruar, “LEKA” u plagos për vdekje nga predha e forcave armike, ku rrugës për në Drenoc, afër Bërtatinit, vdes nga plagët e rënda. Nga vepra e Naserit, Sahitit, Visarit, Safetit, Lulit, nga gjaku i dëshmorëve dhe i heronjve të luftës çlirimtare, nga jetët dhe veprat e atyre që ranë në periudha të ndryshme, si Jah Hoti e Shkëlzen Krasniqi ( 1993 ), në Pashtrik, e shumë të tjerë, për fitoren e lirisë dhe të realizimit të idealit të bashkimit, sot Kosova dhe populli ynë është duke ndërtuar jetën dhe mirëqenien në kushte të lirisë, sadoqë, nuk është ende e plotë ajo.” NDERIM DHE LAVDI PËR JETË E MOT!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …