Sot në 70-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët: Rifat Berisha, Mustafë Berisha Brahim Berisha e Islam Berisha

Sot në 70-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët: Rifat Berisha, Mustafë Berisha Brahim Berisha e Islam Berisha

Në 70-vjetorin  e rënies së atdhetarit, Rifat Berisha dhe bashkëluftëtarëve të tij të afërm Mustafë Berisha, Brahim Berisha dhe Islam Berisha zhvillohen aktivitete tematike e përkujtimore. Sot në Teatrin Kombëtar të Kosovës, nën përkujdesjen e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, në orën 12.00 mbahet Akademia përkujtimore, në Prishtinë. Po sot nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, do të mbahet një tubim përkujtimor për atdhetarin Rifat Berisha dhe familjarët e  tij. Tubimi mbahet në fshatin Berishë, duke filluar në orën 14:30.

Më 17 maj të vitit 1949 u vra Rifat Berisha, atdhetar, veprimtari i LANÇ-së. Ka lindur në fshatin Berishë të Drenicës në një familje atdhetare. Ka kryer shkollimin ushtarak në Tiranë. Ka marrë pjesë në Luftën Antifashiste Nacional çlirimtare. Ka qenë pjesëmarrës i Konferencës së Bujanit dhe më vonë i konferencës së Prizrenit ku me shumicë votash të delegatëve shqiptarë serbë e malazezë u mor vendim që Kosova t’ i bashkohej Serbisë e Jugosllavisë.  Rifat Berisha më pas nuk ishte pajtuar me këto vendime dhe doli haptas kundër regjimit duke organizuar edhe kryengritje.  Së bashku me të afërmit, natën e 16 dhe 17 majit të vitit 1949 ndodhej në fshatin Gajrak të Malishevës. Ishte rrethuar nga forcat e UDB-së dhe pas një qëndrese heroike bien në altarin e atdheut, Rifat Berisha, Mustafë Berisha, Brahim Berisha dhe Islam Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …