Sot në ambientet e bibliotekës "Hivzi Sylejmani", në Prishtinë, u përuruan katër veprat më të reja poetike të autores, Naxhije Doçi

Sot në ambientet e bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, në Prishtinë, u përuruan katër veprat më të reja poetike të autores, Naxhije Doçi

Sot në ambientet e Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, në Prishtinë, u përuruan katër veprat më të reja poetike të autores, Prof. Naxhije Doçi:  “VARGËZIM MBI GJURMË”, “JEH MOTESH”, “PANDEMIA 2020” dhe “SI HARK YLBERI”.   Me këtë rast drejtori i kësaj biblioteke z. Munish Hyseni shpalosi biografinë e shkrimtares Naxhije Doçi.  Drita Kosumi Syla prezantoi recensionin e z. Mervete Dreshaj- Baliu e cila veçoi faktin se  Naxhije Doçi po u prezanton brezave pasardhës një krijimtari të pasur artistike.

Shkrimtari, Prend Buzhala, lexoi disa poezi nga përmbledhja “Jeh Motësh”, ndër të tjera tha se, te poezitë e shkrimtares Naxhije Doçi, bashkëjetojnë ende gjurmët e luftës.

Ramë Oraca  redaktor i librit, “Pandemia 2020”,  shpalosi para të pranishmëve rëndësinë e kësaj përmbledhjeje. 

Rudi Berisha lexoi disa poezi të librit ‘Si hark Ylberi” dhe bëri një rezyme të librit.

Shkrimtari, Dibran Fylli   vlerësoi lartë krijimtarinë dhe veprat e botuara të autores Naxhije Doçi. Ai porositi të rinjtë të lexojnë veprat letrare të autores.

Bashkëshortët: Naxhije e Rexhep Doçi ditë më parë, bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, në Prishtinë, i kishin dhuruar 400 tituj librash nga Biblioteka personale, me ç’ rast sot drejtori Munish Hyseni në shenjë nderimi e respekti iu ndau “Mirënjohje”.

Në fund të këtij përurimi autorja Naxhije Doçi  përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për pjesëmarrjen e tyre në përurimin e veprave.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …