Sot në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë, me një pritje modeste u shënua 26-vjetori i fillimit të transmetimit të programit të Radios

Sot në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë, me një pritje modeste u shënua 26-vjetori i fillimit të transmetimit të programit të Radios

Sot , në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë, me një pritje modeste  u shënua  26-vjetori i fillimit të transmetimit të programit të Radios dhe fillimi i shpërndarjes së lajmeve nga Agjencia Kosovapress. Vizitorët, edhe pse në një ambient  të ngushtë, i kemi pritur prej orës 10.00 deri në orën 15.00. Për shkak të rrethanave objektive në të cilat ballafaqohet Radioja,  këtë përvjetor e shënuam  në mënyre modeste, për dëgjues, miq e dashamirë, por nuk u  kemi treguar  mirëseardhje pesë ish anëtarëve të të ashtuquajturit, ‘staf  i luftës’, të cilët bënë përpjekje ta marrin teknikën dhe pajisjet e kohës së luftës për t i dërguar në Muzeun e Prishtinës, duke  e injoruar dhe anashkaluar drejtorinë  dhe stafin aktual të Radios. Shpresojmë se dëgjuesit tanë shokë, miq e dashamirë, ashtu sikur na kanë mirëkuptuar çdoherë, ashtu na kanë mirëkuptuar   edhe kësaj radhe.

Stafi i parë i Radios dhe i Agjencisë 

Për stafin e Radios dhe i Agjencisë   jam konsultuar me zëdhënësin e SHP të UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe përfaqësuesin e Drejtorisë Informative, Shaban Shala, i cili ndodhej në Likoc. Jakup Krasniqi ka biseduar edhe me prof. dr. Shyqri  Galicën,  në nxjerrjen e një informatori  ditor, por kushtet për punë dhe shpërndarje të informatorit  në rrethana lufte, pothuajse ishin të pamundura, meqë shtypshkronja do të zbulohej lehtë j nga forcat serbe dhe nuk kishte energji elektrike për punën e saj. Shyqri Galica  kishte treguar gatishmëri të interesohej për stafin, nëse Shtabi nuk arrinte ta siguronte. Një ndihmesë në këtë drejtim, e ka dhënë edhe Ramë Buja, anëtar e Shtabit.

Stafi i parë i Radios dhe i Agjencisë në fillët e veprimit dhe të angazhimit përbëhej nga profesor, Ahmet Qeriqi,  profesor, Nezir  Myrtaj, profesor, Sheqir Zeneli, pastaj Berat  Luzha dhe inxhinier, Isa Krasniqi, që të gjithë ish të burgosur politikë dhe veprimtarë të dalluar shumëvjeçarë. Radio dhe Agjencia kanë punuar së bashku nga fillimi i angazhimit, në tetor të vitit 1998 e deri në janar të vitit 1999 në Krojmir, pastaj në Berishë  deri në prill të vitit 1999,  kur jemi ndarë në rrethana që kishte imponuar lufta.

Plotësimi dhe zgjerimi i stafit

Në dhjetor të vitit 1998 kanë ardhur në Krojmir, Martin Çuni dhe Nusret Pllana po ashtu  të burgosur politikë. Martin Çuni ishte prezantuar se reporter i DW-së me nofkën ‘Antoni’ ndërsa Nusreti do të punonte në Drejtorinë e financave meqë ishte ekonomist. Por pasi dispononte zë të përshtatshëm, dhe lexonte pa gabime e kisha porositur Hilmi Ramadanin që ta njoftonte Jakup Krasniqin, që ai të pranohej në Radio, pasi edhe kishte dhënë  pëlqimin e tij.

N muajin janar, pasi ishim vendosur  në Berishë, stafit teknik iu ka bashkuar edhe Rizah Berisha, meqë edhe ashtu ishim  në Shtëpinë a babait të tij, Asllan Berisha. Një ndihmesë të pakursyer në çdo drejtim e ka dhënë edhe Milaim Berisha, vëlla i Rizahut.

N gjysmën  e dytë të janarit, kemi pranuar në staf, Ismet Sopin, i cili raportonte nga Brigada Kumanova për RTSH-në e medie të tjera.  Kemi pranuar edhe Ajete Zogajn, nga Fshati i Ri  për leximin e lajmeve e materialeve të tjera.

Po në këtë kohë, stafit iu ka bashkuar edhe ushtari i UÇK-së, Valdet Hoti. Pak më vonë ka ardhur edhe Habib Zogaj, ushtar i UÇK-së, i cili ishte caktuar reporter për terrenin Zonës së Pashtrikut.

Në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit të po atij viti, Radios dhe i Agjencisë iu kanë bashkuar edhe Fatmir Dugolli, teknik, Besnik Berisha, kameraman dhe  Qemal Aliu, gazetar. Pastaj është pranuar edhe Metë Bytyçi, ndërsa në  fillim të prillit, me propozimin e Martin Çunit ka marrë detyrën e kameramanit të Radios, Gazmend  Elshani, ushtar i UÇK-së. Në Radio ishte pranuar edhe Mentor Hoti dhe  vëllai i tij i mitur, Behxhet Hoti. Asokohe në Kosovapress është angazhuar edhe Fadil Bajraktari.

Përpjekja, për deformim dhe përvetësim të  realitetit organizativ nga i ashtuquajturi  ‘Staf i luftës’  në krye me  Martin Çunin Nusret Pllanën dhe tre vartës së tyre

Në një emision të aranzhuar në RTK, stafistët e luftës,  folën për themelimin e Radios, duke deformuar realitetin e njohur dhe faktik, duke anashkaluar stafin themelues,  duke gënjyer hapur se kush paska qenë që nga themelimi, edhe pse asnjëri prej tyre nuk kanë qenë anëtarë të stafit themelues. Martin Çunin Nusret Pllana kanë ardhur në Krojmir, në dhjetor, Rizah Berisha, nuk ka qenë anëtar i stafit, as me rastin e fillimit të transmetimit, por më vonë është pranuar si vozitës.

Habib Zogaj ka qenë bashkëpunëtor nga gjysma e dytë e janarit, nuk ka marrë pjesë nga fillimi dhe nuk ka qëndruar as edhe një natë në Berishë, por në familjen e tij. Gjatë  atyre gjashtë muajve nuk ka dërguar më shumë se shtatë tetë informata apo raporte nga terreni, të cilat edhe i ka botuar në librat e tij.  Valdet Hoti ka ardhur në gjysmën e dytë të janarit, Fatmir Dugolli, në fund të janarit, Gazmend Elshani ka ardhur në prill të vitit 1999. (Kronikë lufte maj 1998-qershor 1999)

Nuk është e vërtetë, madje është një gënjeshtër e ulët dhe e pa cipë e   Martin Çunit se ai e paska caktuar spiker Nusret Pllanën,  se në Krojmir ka takuar vetëm Berat Luzhën,  duke mos përmendur as emrin e atij që ia kishte hapur derën dhe e kishte pranuar në familje.

Ja deri ku sharron urrejtja e verbër e një njeriu të sojit të tillë. Martin Çuni  e  Nusret Pllanën, tani pas 26 viteve i thonë këto, ndërsa Nusret Pllana kudo  ku  iu ka dhënë rasti, në medie, sidomos në Shqipëri, pa pikë turpi gënjen  se ka qenë themelues i Radios. I kujtohet atij reagimi im me një letër interne… por edhe zotimi i tij se nuk do të gënjejë më… faktet ruhen… një ditë dalin në dritë…

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Vetëm PDK-ja mund ta rikthejë besimin e aleatëve, me një marrëveshje strategjike të sigurisë me Amerikën

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj,  theksoi se PDK-ja, është alternativa e vetme për të garantuar …