Njëzet vite më parë, forca të shumta policore dhe ushtarake serbe, bënë masakër në fshatin e Belegut. Aty u vranë dhe u masakruan 46 shqiptarë, dhe është njëra prej masakrave më të mëdha që është kryer nga forcat serbe. Sot e kësaj ditë fati i shumë të pagjeturve të këtij fshati si dhe fshatrave të tjera të komunës së Deçanit, mbetet ende i pa zgjidhur. Forcat policore e ushtarake serbe 20 vite më parë filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut. Kjo pasi një ditë më parë ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Sot, në kompleksin memorial të këtij fshati do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora lulesh. Ndërsa në bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, mbahet ligjërata publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti i Belegut”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …