Sot shënohet 20-vjetori i masakrës ndaj familjeve Bogujevci dhe Duriqi në Besianë. Për të shënuar këtë ditë, të dy familjet kanë organizuar aktivitete të ndryshme në kujtim të atyre që kanë humbur jetën. Në orën 13:00 në “Parkun e Paqes së Mançesterit”, me pjesëmarrjen e familjes Bogujevci që është kthyer në vendlindje dhe familjes Duriqi, do të mbahet ceremonia përkujtimore me organizatën “Manchester Aid to Kosovo” dhe shumë qytetarë të tjerë nga Besiana. Kishte qenë kjo organizatë që kërkoi që të krijohet një park i paqes në Besianë nga fëmijët e evakuar në Mançester për shërim në vitin 1999. Ndërsa, nesër në orën 14:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës hapet ekspozita “Zërat e Kosovës në Mançester” Aty do të bëhet edhe një prezantim dhe diskutim rreth ngjarjes së 20-viteve më parë.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …