Në ditën e mbajtjes se takimit në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, lidhur me ndalimin e përdorimit të dinarit si mjet pagese në Kosovë, njohësit e procesit të dialogut thonë se pjesëmarrja e BQK-së në këtë takim është tregues se Qeveria e Kosovës po dëshiron që dialogu të jetë vetëm i karakterit teknik, në mënyrë që të gjenden modalitetet për transferimin e mjeteve nga dinari në euro për qytetarët serbë të cilët jetojnë, në Kosovë. Megjithatë, ngritën edhe shqetësime se rregullorja e BQK-së mund të bëhet temë e vazhdueshme në dialog. Banka Qendrore e Kosovës kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë, në përzgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve (në euro)..Në këtë kuptim, edhe i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”, thuhet në përgjigjen e BQK-së për KosovaPress.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …