Sot në Bruksel pritet të mbahet një takim mes kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësim të komisares së lartë të BE-së, Federica Mogherini. Thaçi ka njoftuar se në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të diskutohen idetë fillestare për mënyrën se si do të vazhdohet dialogu në fazën e re dhe objektivat që synohet të arrihen në kuadër të procesit të normalizimit. “Ky është vetëm takimi fillestar në këtë fazë të re të dialogut, që dëshmon përkushtimin tonë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, që është kriter kyç për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …