Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, në konferencë për medie, ka njoftuar se nesër (e martë), përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas pritet të takohet me liderët e Kosovës dhe Serbisë. E pyetur nëse ky takim do të bëhet në kuadër të dialogut, Hipper ka mohuar një gjë të tillë. “Ky nuk është takim në kuadër të dialogut”, ka thënë zëdhënësja e BE-së. Sot në Bruksel pritet të qëndrojnë liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ata do të kenë takim edhe me presidentin e KE-së, Antonio Kosta. Nuk dihet se në çfarë niveli do të përfaqësohen vendet e 6 vendeve perëndimore atje. Deri tani pjesëmarrjen në Bruksel e ka konfirmuar presidenti i Serbisë i cili në një konferencë për media ka thënë se në kryeqytetin evropian do të jetë edhe Kurti, por Qeveria e Kosovës ende s’ka bërë ndonjë njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia
Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …