Sot në Bruksel është mbajtur takimi i radhës i emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe dy kryenegociatorëve, nga Kosova Besnik Bislimi dhe nga Serbia, Petar Petkoviq. Emisari Miroslav Lajçaku, përmes një shkrimi ka bërë të ditur se me dy kryenegociatorët ka pasur diskutime intensive për një sërë temash konkrete. Ai ka saktësuar se në diskutimet intensive janë hapur dhe janë trajtuar disa tema konkrete. Lajçaku gjatë ditës ka takuar ndaras dy kryenegociatorët, ndërsa në orët e pasdites ka zhvilluar edhe një takim përbashkët me kryenegociatorët.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …