leoni

Shefat e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun, takohen sot në Bruksel

Sot në Bruksel vazhdojnë negociatat në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve

Burimet e BE-së  kanë konfirmuar takimet duke i përshkruar si “takime në kuadër të dialogut”, sepse nga përvoja e së kaluarës është parë se palët shpesh nuk janë takuar fare, por vetëm kanë pasur takime të ndara me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak. Megjithatë, ka plane për zhvillim të një takimi të përbashkët. Takimin e parë me Lajçakun pritet ta ketë, Besnik Bislimi, zëvëndës-kryeministër i Kosovës. Më pas takim të njëjtë do të ketë shefi i delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq. Në orët e pasdites pritet të zhvillohet takimi i përbashkët me ndërmjetësim të Lajçakut. Sipas burimeve të BE-së, takimet e sotme do të shërbejnë për të vazhduar diskutimet e lidhura me zbatimin e marrëveshjeve të deritashme dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Pritet që temat për të cilat do të diskutohet do të jenë çështja e të pagjeturve, ajo e targave të veturave dhe çështja e energjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …