Bashkimi Evropian

Në Bruksel vazhdon rrethi i ri bisedimeve për çështje teknike midis Kosovës e Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së

Në Bruksel pritet të zhvillohet sot rrethi i ri i bisedimeve për çështje teknike midis Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Avni Arifi, kryesues i delegacionit të Kosovës, ka paralajmëruar ditë më parë se në takim do të bisedohet për zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur deri më tash. Ndërsa drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Beogradi do të këmbëngulë në çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky rreth i bisedimeve ishte paraparë për datën 16 janar, por ishte shtyrë pasi në po atë ditë ishte njoftuar për vrasjen e politikanit serb në Mitrovicën Veriore, Oliver Ivanoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …