Sot në Dejnë të Rahovecit po përkujtohen dëshmorët dhe martirët e këtij fshati 20 vjetorin e rënies heroike të tyre

Sot në Dejnë të Rahovecit po përkujtohen dëshmorët dhe martirët e këtij fshati në 20 vjetorin e rënies

Sot  qytetaret e fshatit Dejnë të komunës së Rahoveit përkujtojnë 20 vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve e martireve të këtij fshati, përmes aktiviteteve  të shumta që janë zhvilluar gjatë ditës. Aktivitetet kanë filluar që nga ora 10:00 me vendosjen e kurorave dhe buqetave me lule nga këshilli organizativ, familjaret e qytetaret e Dejnes si dhe disa nga arsimtaret dhe nxënës të shkollës. Aktivitetet përkujtuese e me nderime kanë vazhduar në ora 13:00 duke percjellur kurorat në fshatin Cilinë të lapidari. në Koshare dhe në Marinë të Skenderajt ku prehen dëshmorët e këtij fshati. Ne ora 19:00 mbahet tubimi përkujtimor me prezencën e zyrtareve komunal e përfaqësuesve të shoqatave të luftës. Përmbyllja e aktiviteteve do të bëhet me ndezjen e qirinjve tradicional pranë lapidarit të shkolla, në Dejnë, në ora 20:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …