Sot në Ferizaj, në një ceremoni të veçantë u inaugurua Shtatorja e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair. Ajo është planifikuar dhe është financuar nga banorët, biznese e nga diaspora. Në këtë aktivitet morën pjesë emra të njohur për opinionin publik. Fondacioni “Ne kujtojmë Tony Blairin” është bartës dhe realizues i tërë projektit mbi ngritjen e shtatores së tij dhe organizimin e tubimit Inaugurues sot në Sheshin “Tony Blair” në Ferizaj. Më shumë se 13,000 shqiptarë të Kosovës i vranë serbët, në luftën e viteve 1998-1999. Tony Blair, i cili në atë kohë ishte kryeministër i Britanisë nga viti 1997 deri në vitin 2007, mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë për ta detyruar atë të kapitullonte dhe të tërhiqej përgjithmonë nga Kosova.
