Sot në Francë zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Në garë janë ish presidenti i deritashëm, Emanuel Makron dhe liderja e ekstremit të djathtë Marie Le Pen. Kritikët e presidentit të deritashëm, e definojnë atë si president të të pasurve dhe me veti arrogante. Nga ana tjetër, kritikët e kandidates për presidente, Mari Lë Pen, e akuzojnë këtë për raporte shumë të mira me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, i cili po përballet me kritika në rritje nga bota perëndimore pas fushatës ushtarake kundër Ukrainës. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare kanë paralajmëruar se në rast të fitores së kandidates Mari Lë Pen, Bashkimi Evropian do të ballafaqohej me pasoja negative pasi ajo nuk është ithtare e fuqizimit të BE-së.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …