leoni

Në fshatin Pagarushë të Komunës së Malishevës, u përurua busti i Bilbilit të Kosovës, Mbretëreshës së këngës shqipe,  Nexhmije Pagarusha

Në këtë ceremoni të organizuar nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe në bashkëpunim me komunitetin e fshatit Pagarushë, morën pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, personalitete të shumta kulturës dhe artit, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe qytetarët të shumtë nga Pagarusha, Malisheva dhe mbarë trojet shqiptare, të cilët paraprakisht kanë bërë nderime tek varri i saj dhe më pas e kanë përuruar bustin, për të vazhduar me një koncert në Malishevë, me artistë të njohur të skenës së muzikës shqiptare.

Në fjalën e rastit, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, fillimisht i ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrje, si dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e parkut dhe bustit për të madhen Nexhmije Pagarusha. Më pas kryetari Kastrati, ka folur për mbretëreshën e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, për vlerat e saj artistike dhe kombëtare, për dashurinë e saj ndaj vendlindjes dhe mbi të gjitha për vlerat e zërit të saj, që vendlindjes i dha përmasa ndërkombëtare. “Iniciator për ndërtimin e këtij busti, ishte ambasadori shqiptar, Qemal Minxhozi, ndërsa donator kryesor ishte mërgimtari Enver Kryeziu, për të vazhduar me përkrahjen e pakursyer të mërgatës sonë, të komunës dhe në fund për tu punuar ky bust nga duart e skulptorit Agon Qosa”, ka kryetari Kastrati, i cili më pas foli për jehonën dhe vlerat e këngëve të kënduara nga “Bilbili i Kosovës”, Nexhmije Pagarusha, vlera të cilat bënë muzika shqipe dhe zëri i saj, të marrin përmasa botërore.

Edhe ambasadori Minxhozi, në fjalën e tij, foli për takimet që kishte me “Mbretëreshën e muzikës shqiptare”, Nexhmije Pagarusha, për dashurinë që ajo kishte për vendlindjen. “Ne sot, e vizituan Pagarushën, së bashku me Nexhmijen, tashmë në bronz. Nexhmija është ikona e muzikës shqiptare, që artin shqiptar e bëri ti njohur në gjithë botën”, ka thënë mes tjerash ambasadori Minxhozi në fjalën e rastit.

Fjalime kanë mbajtur edhe kryesuesi i KK të Malishevës, Argjend Thaçi, përfaqësuesi i komisionit nga fshati Pagarushë, Nysret Kryeziu dhe familjarë të zonjës së madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …