Sot në fshatin Penuhë u përurua zbulimi i Muzeut të Spitalit Ushtarak

Sot në fshatin Penuhë u përurua Muzeu i Spitalit Ushtarak gjatë luftës

Sot,  në fshatin Penuhë të Besianës,  u shënua përvjetori i rënies së dëshmorëve, ku me këtë rast u bë edhe perurimi i Spitalit  Ushtarak, që kishte shëruar e mjekuar qindra te plagosur gjatë luftës në këtë zonë. Në një prononcim për TV-Dielli,  doktor Skënder Murati tregoi për kushtet në të cilat ka punuar spitali, vendi  ku janë mjekuar qindra të plagosur civilë dhe ushtarakë, duke përmendur edhe njërin  ndër intervenimet më të rënda të asaj kohe sikur  ishte heqja e shpretkës të një luftëtari, i cili jeton edhe sot.

Në Spitalin Muze, janë ekspozuar fotografi me të plagosur, si dhe pjesë nga materiali teknik dhe ambulantor që është përdorur në spitalin ushtarak gjatë kohës së luftës.

Ndërtimin e këtij Spitali Muze e ka bërë AMKMK. Për të kujtuar këtë ditë me rëndësi të vlerave historike të luftës  ishin të pranishëm: Dr. Skënder Murati, Dr. Sami Shatrolli fiziatër, Faruk Bulliqi, fiziatër Fitnete Seta,  pastaj, Merita Paçarada,  Faik Berisha dhe Hajdin Zhegrova.

 

Sot në fshatin Penuhë u përurua zbulimi i Muzeut të Spitalit Ushtarak

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Izraelit, B. Netanjahu, fajësoi rrjetin televiziv “Al Xhazira” për nxitje të dhunës në Jeruslaem

BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …