Sot në fshatin Petrovë të komunës së Shtimes, u zbulua pllaka përkujtimore e luftëtarit të NDSH-së, Isuf Muharremi

Sot në fshatin Petrovë të komunës së Shtimes, u zbulua pllaka përkujtimore e luftëtarit të NDSH-së, Isuf Muharremi, i cili me bashkëluftëtarët e tij ka rënë duke luftuar kundër ushtrisë jugosllave mbi Hoqë të Qytetit të Prizrenit  në fshatin Bilushë, më 8 gusht të vitit 1946.  Me këtë rast u mbajt edhe një aktivitet përkujtimor.  Para të pranishme u lexua shkrimi i  profesor Ahmet Qeriqit për jetën dhe veprën atdhetare të vëllezërve, Isuf e Hajdar Muharremi dhe bashkëluftëtarëve të tyre. Më pas Prof. Dr. Sabit Syla pasqyroi aktivitetin atdhetar të NDSH-së dhe të familjes Hysenaj. Në vazhdim  të aktiviteteve mbajtën  nga një fjalë rasti edhe  kryetari i komunës së Shtimes z. Qmeajl Aliu, kryetari i fshatit Petrovë, Alban Rashiti, përfaqësuesi i Ballit Kombëtar Gazmend Islami, ndërsa në  emër të familjes së Isuf dhe Hajdar Muharremit të pranishmit i përshëndeti,  Sadik Hysenaj. Manifestimi u përmbyll me pjesën artistike.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …