Sot në fshatin Polac të Drenicës bëhet inagurimi i Qendrës Monumentale “ Hasan Prishtina” , në kujtim të njërit prej personaliteteve më të njohura dhe më të shquara të Lëvizjes Kombëtare, Shiptare. Hasan Prishtina lindi në vitin 1873 në Vushtrri, por familja e tij kishte origjinë nga fshati Polac i Drenicës. Ai së bashku me Bajram Currin, Isa Boletinin, Elez Isufin, Hoxhë Kadri Prishtinën e atdhetarë të tjerë, mori përsipër organizimin e kryengritjes në Kosovë, kundër forcave pushtuese serbe, si dhe kundër forcave turke që cilat nuk pranonin Pavarësinë e Shqipërisë. Kryengritja e Hasan Prishtinë në Kosovë, Maqedoni e më gjerë u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Në vitin 1913 Ismail Qemali ia besoi detyrën e Ministrit të Qeverisë Kombëtare të Vlorës. Pas rrëzimit të Qeverisë Demokratike të Nolit më dhjetor 1924 dhe marrjen e pushtetit nga Ahmet Zogu me ndihmën e ushtarëve serbë, Hasan Prishtina largohet nga Shqipëria, por nuk e pushon aktivitetin e tij në rrëzimin e Qeverisë antishqiptare të Satrapit Zog, i cili kishte bërë sa e sa herë përpjekje për ta likuiduar dhe më në fund arriti, që përmes dorës së mercenarit, Ibrahim Çela, ta vrasë më 13 gusht 1933, në Selanik, ku asokohe ishte duke jetuar.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …