Sot në fshatin Shalë të komunës së Lypjanit, vihet gurë themeli për ngritjen e memorialit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, afër vendit ku është ngritur edhe përmendorja tjetër që shënon vendnisjen e delegacionit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Rambuje. Gurthemeli për ndërtimin e memorialit kushtuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të vendosiet në ora 10.00. “Ftohen Familjet e Dëshmorëve dhe Martirëve, Invalidët dhe Veteranët e luftës së UÇK-së, institucionet lokale e qendrore, Mediat, të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në gurë themelin për ngritjen e memorialit UÇK në Shalë të Lipjanit. Datë 26.02.2023 ditë e diele, vendtakimi Sheshi Rambuje në Shalë, në ora 10:00” thuhet në mes tjerash në njoftimin e Këshillit Organizativ që ka iniciuar këtë ide me karakter liridashës e atdhetar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …