Sot në Gjakovë hapet një ekspozitë me fotografitë e 112 fëmijëve të vrarë nga forcat serbe në këtë qytet gjatë luftës

Sot në Gjakovë hapet një ekspozitë me fotografitë e 112 fëmijëve të vrarë nga forcat serbe në këtë qytet gjatë luftës

Sot në Gjakovë do të hapet një ekspozitë me fotografitë e 112 fëmijëve të vrarë në këtë komunë gjatë luftës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 10 tetor në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ndërsa organizohet nga Shoqata Krimet e Luftës – Gjakova ’98-’99. “Ju ftojmë që të merrni pjesë në ekspozitën protestuese të titulluar ‘112 Dhimbje dhe Krenari’ e organizuar nga Shoqata Krimet e Luftës Gjakova ’98-’99, ku do të shfaqen 112 foto të fëmijëve të vrarë në Komunën e Gjakovës gjatë luftës së fundit në Kosovë. Janë momente qoftë dhe të fundit, për të gjithë ata të cilët votuan dhe gabuan, për të ndërtuar një Gjykatë Speciale mbi gjakun e dëshmorëve dhe martirëve, mbi gjymtyrët dhe bekimin e luftës së invalidëve e veteranëve, mbi mundin dhe sakrificën e çdo qytetari që humbën më të dashurit e tyre, ku ky gabim i nënshkrimit dhe vulosjes së realizimit të punës së njëanshme të Gjykatës Speciale, po sjell dëshmi të rrejshme, e themeluar dhe iniciuar për ta mohuar luftën e lavdishme të popullit shqiptar në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …