Sot në Gjermani 61.5 milionë votues me të drejtë vote do të zgjedhin përbërjen e re të Bundestagut

Sot në Gjermani 61.5 milionë votues me të drejtë vote do të zgjedhin përbërjen e re të Bundestagut

Sot në Gjermani 61.5 milionë votues me të drejtë vote do të zgjedhin përbërjen e re të Parlamentit gjerman (Bundestagun). Kancelarja aktuale Angela Merkel ka hyrë në garë për të fituar mandatin e katërt me radhë, kurse rezultate të mira në këto zgjedhje pret edhe e djathta radikale. Në 299 njësi votimi do të zgjidhen 598 deputetë, kurse votuesit paralelisht do të zgjedhin edhe deputetët nga rajonet e tyre në lista të hapura, si dhe do të votojnë për partitë politike të preferuara. Për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 19-ta federale në Gjermani janë angazhuar rreth 650 mijë njerëz në 73.500 vendvotime. Në garën zgjedhore marrin pjesë 42 parti politike me gjithsej 4.828 kandidatë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …